LAJMI I FUNDIT

Brukseli është i shqetësuar rreth nismës së Dodikut për retorikën ndarëse të Republikës Serbe nga Bosnja

Bashkimi Evropian (BE) është seriozisht i shqetësuar për iniciativat në entitetin e BeH-së / Republika Serbe, duke përfshirë retorikën secesioniste dhe vënien në pikëpyetje të rendit kushtetues të vendit, duke pasur parasysh se ato janë në kundërshtim me rrugën e Bosnjë-Hercegovinës drejt BE-së, tha Komisioni Evropian sot..

Ata theksojnë se është e nevojshme të ruhet sovraniteti, integriteti territorial, rendi kushtetues dhe identiteti ndërkombëtar i Bosnjë-Hercegovinës, transmeton Ballkani.info.

Të gjitha aktivitetet e drejtuara kundër këtyre parimeve do të çojnë në pasoja të rënda, paralajmëron Brukseli.

Brukseli u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Bosnje dhe Hercegovinë që të përmbahen nga retorika dhe aktivitetet që çojnë në përçarje, veçanërisht ato që vënë në pikëpyetje sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Ne ritheksojmë angazhimin tonë të qartë për perspektivën e Bosnjë-Hercegovinës në BE si një vend i vetëm, i bashkuar dhe sovran, deklaroi Komisioni Evropian për N1.

Në Bruksel kujtojnë se shteti i së drejtës është “gur themeli” për procesin e anëtarësimit, duke theksuar se ai duhet respektuar.

Kjo vlen edhe për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, thonë në Bruksel, duke shtuar se të gjitha çështjet për pronën shtetërore “duhet të rregullohen me ligj në nivel shtetëror, për të cilin të gjitha partitë parlamentare duhet të bien dakord”. /Ballkani.info/