Aktori i famshëm Bruce Willis, sot mbush 69 vjec derisa nuk është në ditët e tij më të mira. Willis vuan nga sëmundja ‘demenca fronto temporale’, por askush nga familja e tij nuk ka dashur të jap mesazh pesimist për ditëlindjen e aktorit.
Vajzat e tij kanë shkruar mesazhe në Instagram, duke uruar babanë e tyre, ndërkohë që aktori shihet në krahët e ish-bashkëshortes Demi Moore.
Moore ka postuar disa foto në rrjetin Instagram, me shkrimin: “Urime ditëlindjen BW! Ne të duam dhe jemi mirënjohës për ty”. Aktori në fotot e tjera shihet bashkë me tre vajzat e tyre.







