Brooklyn Beckham ka ndarë fotografi emocionuese të papara më parë nga propozimi që i bëri Nicola Peltz-it, para babait të saj miliarder.

Brooklyn Beckham ka ndarë me fansat f0tografi emocionuese nga propozimi që ia bëri të dashurës, Nicola Peltz.

Ylli 21-vjeçar njoftoi fejesën e tij me aktoren 25-vjeçare në fillim të këtij muaji, për kënaqësinë e familjes së tij të famshme.

Këtë mëngjes, ka publikuar një numër imazhesh në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa  shihet në momentin kur i kishte propozuar të dashurës i ulur në gjunj, para babait të saj miliarder, Nelson Peltz.

Një nga fotot që tregon se të dy yjet duken emocionues është kur Brooklyn gjunjëzohet para partneres së tij.

Ata ishin në një darkë me familjen e Nicolës, kurse Brooklyn kishte zgjedhur të vishej me një bluzë të bardhë.

Në një tjetër foto, ai shihet duke i dhuruar një puthje partneres, kurse në një tjetër Nicole përqafonte babanë.

Brooklyn shkroi “Nuk mund ta imagjinoj një jetë pa ty e dashur, ti më bën të ndihem kaq i veçantë dhe më bën të qesh gjithë kohën. Unë gjithmonë do të kujdesem për ty dhe gjithmonë do ta kesh përkrahjen time”.