Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq thotë se vendimi i Serbisë për të nënshkruar një marrëveshje rajonale për roaming nuk ishte e lehtë në një kohë kur Prishtina zyrtare ‘po shkel marrëveshjet rajonale’.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes në roaming Serbia dërgon një sinjal që i jep rajonit një shans të jenë të begatë”, tha Brnabiq në samitin digjital ku u nënshkrua marrëveshja roaming.
“Më e lehtë do të ishte të mos nënshkruanim marrëveshjen në një kohë kur marrëveshjet tjera rajonale, si CEFTA, është shkelur për katër muaj nga Prishtina”, tha Brnabiq dhe shtoi se qëllimi i autoriteteve në Serbi është që të bëjnë gjithçka që munden për stabilitetin e rajonit.
Sipas saj, marrëveshja rajonale për roaming është interesi i të gjithë qytetarëve dhe ekonomisë së rajonit. Marrëveshja rajonale e roaming, e cila nga 1 korriku ul çmimet e romingut në Ballkanin Perëndimor, u nënshkrua sot në Beograd nga përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, BeH, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.







