Britaniku fatlum fiton xhekpotin prej 11.6 milionë funteve të Lotarisë Kombëtare

Një britanik fatlum ka fituar xhekpotin prej 11 milionë funteve të Lotarisë Kombëtare.

Camelot UK Lotteries Limited, operatori i Lotarisë Kombëtare, ka konfirmuar sot se ka marrë një pretendim për çmimin 11,671,861 funte të fituara nga një lojtar i vetëm në shortin e Lotto ‘Must Be Won’ të së shtunës që lamë pas.

Asnjë detaj i mëtejshëm rreth fituesit, si gjinia dhe mosha e tyre, nuk janë bërë të ditura nga Camelot në këtë fazë, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Andy Carter, Këshilltar i Lartë i Fituesve në Lotarinë Kombëtare, tha: “Ne jemi të ngazëllyer që dikush e ka fituar çmimin kryesor Lotto”.

“Ka qenë një muaj i jashtëzakonshëm të fitimeve të xhekpotit në Lotto, me një lojtar tjetër me fat të Lotto-s që ka marrë xhekpotin special prej 20 milionë funteve ‘Must Be Won’ në shortin e 1 korrikut. Kush e di se çfarë na pret në gusht”, shtoi ai.

“Fokusi ynë është tani në mbështetjen e këtij fituesi të fundit gjatë procesit, dhe t’i ndihmojmë atij të fillojnë të shijojnë fitoren e tyre. Këtu shpresojmë për një tjetër fitues të xhekpotit të Lotto-s në mbrëmjen e 26 korrikut kur në lojë janë rreth 2 milion funte”, vazhdoi tutje Carter.