Britanikja tregon si ta vendosni maskën për të mos u avulluar syzet

Një grua britanike ka publikuar në internet një video ku tregon se si ta vendosin maskën personat që mbajnë syze, në mënyrë që të mos kenë problem me avullimin e xhamave.

Maria Louise Agbaegbu, 42 vjeçe, punon si kuzhiniere në Sheffield dhe përdor rregullisht syze me diptri, sepse vuan nga shkurtpamësia.

Megjithatë, kur u përhap pandemia, nëna e tre fëmijëve u përball me një problem të madh. Xhamat e syzeve i avulloheshin sa herë që e vendoste maskën.

E tëra që duhet të bëni është që të lidhni dy nyja dhe një palosje të shpejtë në mënyrë që maska të jetë më e shtrënguar për fytyre, pa lënë zbrazëtira në faqe.

Ajo fillimisht e kishte mësuar këtë mënyrë të vendosjes së maskës nga një përdorues tjetër i rrjeteve sociale dhe kishte vendosur që ta provonte edhe vetë, kur pa që ideja po funksiononte.