Britania regjistron afro 90 mijë raste të reja me COVID-19

Britania e Madhe ka regjistruar afro 90 mijë raste të reja me COVID-19, një shifër rekorde, raporton BBC.

Shifra rekorde vjen si pasojë e variantit të ri “Omicron”.

Në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 88.376 raste të reja me koronavirus, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu janë regjistruar 146 raste të vdekjes gjatë 24 orëve të fundit.

Britania kishte raportuar dje 78.610 raste me koronavirus.