Britania ngre alarmin se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar është  shprehur “shumë e shqetësuar” për potencialin e Rusisë për të përdorur armë kimike në Ukrainë.

Kështu tha sot, Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss për CNN.

Truss tha se do të ishte një “gabim serioz nga ana e Rusisë, duke theksuar gabimet serioze që janë bërë tashmë nga Putin”.

Komentet e saj vijnë pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi të mërkurën se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë ose të prodhojë një operacion me “flamur të rremë” që i përdor ato.

“Ne e kemi parë Rusinë të përdorë këto armë më parë në fushat e konfliktit,” vazhdoi Truss, duke i bërë jehonë sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki të mërkurën.