Britania ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullatës

Më shumë se gjysma e popullatës në Mbretërinë e Bashkuar tashmë ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, sipas të dhënave të Qeverisë.

Autoritetet në Angli kanë njoftuar se mbi 38 milionë qytetarë kanë marrë vaksinën në këtë shtet deri tash, me 28 milionë prej tyre që kanë marrë vetëm dozën e parë. Për një ditë janë vaksinuar më shumë se 107 mijë qytetarë.

Mbretëria e Bashkuar ka rreth 66 milionë banorë, që nënkupton se tashmë më shumë se gjysma e kësaj shifre ka marrë dozën e parë të vaksinës, duke mbajtur trendin e lartë të vaksinimit si një ndër shtetet më të shpejta në botë në këtë proces.