Britania “godet” Rusinë, ja për çka bëhet fjalë

Britania e Madhe është treguar shumë e ashpër me Rusinë, pasi që kjo e fundit filloi pushtimin e Ukrainës, duke i vendosur sanksione të ndryshme.

Britania e Madhe thotë se synon ta godasë bankën qendrore ruse, raporton Al Jazeera.

Mbretëria e Bashkuar thotë se po merr masa të mëtejshme kundër bankës qendrore ruse.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ndërmarrë menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm për të vënë në fuqi kufizimet për të ndaluar çdo person fizik ose juridik të Mbretërisë së Bashkuar të ndërmarrë transaksione financiare që përfshijnë CBR-në, Fondin Kombëtar të Pasurisë Ruse dhe Ministrinë e Financave të Federatës Ruse,” ka thënë qeveria.

Sanksionet e reja përfshijnë gjithashtu kufizime të reja ndaj institucioneve financiare ruse dhe masa për të parandaluar kompanitë ruse të bëhen pjesë e instrumenteve të tregut monetar.