Zyra përgjegjëse për migracion në Britani të Madhe është përpjekur jashtëligjshëm që t’i deportojë të paktën 300 imigrantë me kualifikime të larta, duke e përdorur si mbështetje ligjin i cili më tepër përdoret kundër atyre që vlerësohen si kërcënim për sigurinë kombëtare.
Shifrat e publikuara nga një hulumtim i punës së qeverisë, tregojnë se 87 imigrantë, në mesin e të cilëve kishte mësues, mjekë, avokatë, inxhinierë dhe profesionistë të teknologjisë informative, janë detyruar që ta braktisin Britaninë e Madhe, bazuar në ligjin kundër terrorizmit.
Shumica e këtyre imigrantëve janë njerëz që kanë jetuar në Britani të Madhe për një dekadë apo më gjatë dhe kanë fëmijë me pasaportë britanike. Disave prej tyre iu dha një afat prej 14 ditësh për t’u zhvendosur dhe më nuk kanë pasur të drejtë të marrin vizë.
Numri i të deportuarve në mënyrë të gabuar mund të jetë shumë më i madh, pasi hulumtimi e ka përfshirë vetëm periudhën kohore prej janarit të vitit 2015 deri në maj të vitit 2018. Të gjitha viktimave iu ishte ndaluar e drejta e punës dhe qasja në sigurim shëndetësor. Disa vendosen të largohen menjëherë, ndërsa të tjerët u përballen me borxhe dhe probleme të shëndetit mendor.
Zyra për migracion nuk është përgjigjur në pyetjen se a do të kompenzohen familjet e dëmtuara pa të drejtë dhe se a do tërhiqet ndalesa për rikthim të tyre në Britani të Madhe, shkruan “The Guardian”.







