Britania e Madhe shënon rekord të të vdekurve nga COVID-19 për 24 orë

Britania e Madhe ka raportuar rreth 1.041 të vdekur nga COVID-19, numër rekord i rasteve ditore prej që ka filluar testimi masiv.

Janë 30.074 pacientë me COVID-19 duke u trajtuar në spitale, ka thënë sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock, shkruan BBC.

Numri i pacientëve aktual është 39 për qind më i lartë se më 12 prill të vitit të kaluar, ku ishin të hospitalizuar 21.684 pacientë.