Duke gjykuar sipas dokumenteve zyrtare të publikuar nga mediat lokale, qeveria britanike po niset drejt strategjisë dalëse për COVID 19 të quajtur “Operacioni i lëshimit të rampës”, e cila do të fillojë nga pranvera e ardhshme.

Dokumenti më 160 faqe definon qasjen e re të Britanisë së Madhe ndaj epidemisë, kurse ndryshimi më i rëndësishëm është heqja e vetizolimit, shkruajnë The Telegraph, Daily Mail, etj.

është arritur në përfundim që koronavirus të shndërrohet në sëmundje endemike, kurse rregullativa ligjore sipas të cilës rastet pozitive me koronë duhet të vetizolohen 10 ditë nuk do të zgjatët pas muajit mars të vitit të ardhshëm, transmeton Ballkani.info.

Tash pritet që lufta kundër COVID-it nga niveli nacional të zbres në nivelin lokal dhe më poshtë, kurse prioritet do të jenë gripet e ndjeshme siç janë përdoruesit e shtëpive të pleqve.

Janë hequr edhe kompenzimet për kohën e kaluar në karantinë, si dhe PRC testet. Në dokumente theksohet se duhet marrë parasysh pasojat afatgjata për kufizmet e ardhshme, e jo vetëm efektet anësore të kufizimeve në shëndetin e kombit.

“Më nuk do t’i japim prioritet parandalimit të transmetimit të virusit me çdo çmim”, thuhet në njërin nga dokumentet.
Strategjia është rezultat i punës gjashtëjavore të agjencisë britanike për sigurinë shëndetësore dhe e cila do të duhet ta definojë se si do të duket jeta në përiudhën e ardhshme.

Shumë ekspertë parashohin se këtë vit nuk do të ketë krizë të theksuar të koronës gjatë dimrit, përveç nëse në ndërkohë nuk paraqitën variante më të rrezikshme të virusit.

Projeksionet e shkollës londineze për higjienë dhe mjekësi parasheh dobësim të epidemisë në nëntor dhe numër të vogël të rasteve deri në Krishtlindje. /Ballkani.info/