Britania e Madhe dhe Kanada kanë bërë të ditur se nuk ka viktima nga sulmet me raketa balistike të Iranit në bazat ushtarake të SHBA-së në Irak.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thotë se i gjithë personeli i shërbimit britanik në Irak është llogaritur dhe nuk ka viktima britanike pas sulmeve me raketa.

Po ashtu Gjenerali i Kanadasë, Jonathan Vance, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se personeli i tyre është i sigurt.