Ky shtet do bëhet vendi i parë në botë që aprovon vaksinimin kundër COVID-19 VIDEO

Miliona doza  anti COVID-19  u përgatitën nga Belgjika për t’u transportuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Britania e Madhe  u  bë  vendi i parë në botë i cili aprovoi për përdorim urgjent vaksinën kundër virusit korona, të zhvilluar nga kompania amerikane Pfizer në bashkëpunim me atë gjermane BioNtech, njofton Klan Kosova.

Nga java tjetër, të parët  më këtë dozë imunizimi do të injektohen punëtorët e kujdesit shëndetësor  në këtë shtet dhe banorët e shtëpive të pleqve .

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock tha se aktualisht  janë duke u krijuar qendra të mëdha të vaksinimit ku më pas mund të imunizohen edhe  qytetarët e  tjerë.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza të kësaj vaksine e cila ka arritur efektivitetin në 95 përqind të rasteve . Këta imunizues anti COVID-19  thuhet se  mjaftojnë për vaksinimin e 20 milionë personave, ngase çdo i person i injektuar  duhet t’i marrë nga dy doza për t’u arritur efekti i nevojshëm.

Ky vendim i qeverisë ka dëmtuar kompaninë britanike Aztra Zenca e cila bashkë me Oksfordin kishte krijuar vaksinën e saj me efektivitet 70 përqind. Ajo u mënjanua për shkak se u bë cak i sulmeve kibernetike të hakerëve nga Korea e Veriut.