Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se të ashtuquajturat terapi shërimi për homoseksualët janë absolutisht të neveritshme dhe do të ndalohen me ligj.

Trajtimet dhe praktikat e ndryshme, me të cilat pretendohet se mund të ndërrohet orientimi seksual i njerëzve, kanë qenë kundërthënëse për vite të tëra.

Ministrat britanikë kishin premtuar në vitin 2018 se do t’i bëjnë të paligjshme këto trajtime, por prej asaj kohe është shënuar pak përparim në këtë aspekt, shkruan “Daily Mail”.