Britania dëbon shqiptarin që i vuri thikën në fyt gruas

Shqiptari Ardian Rragami i cili u filmua duke i vënë thikën në fyt gruas së tij, është dëbuar nga Britania e Madhe.

Ka qenë vet gruaja e 47-vjeçarit e cila iu ka bërë apel autoriteteve britanike që ta dëbojnë shqiptarin.

Mirëpo, Rragami po thirrej në disa të drejta të njeriut, saktësisht në atë që i cenonte atij të drejtën për një familje të lumtur.

Kjo gjë bëri që dëbimi i tij të zgjaste në kohë pas një maratone gjyqësore.

Mirëpo, publikimi i videos ka bërë që Rragami të dëbohej menjëherë.

47-vjeçari kishte arritur të futej në Britani me emrin Ardian Gashi e duke u shtirur si refugjat nga Kosova.