Britania: Bjellorusia po vendos forca speciale në kufi me Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë po raporton rritje të aktivitetit të forcave të armatosura të Bjellorusisë. Kjo tregon se është pjesë e taktikës për të shpërqëndruar pozicionimin e trupave ushtarake ukrainase.

Mediat e huaja shkruajnë se pavarësisht spekulimeve, forcat bjelloruse nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Aleksandër Lukashenko kërkon të demonstrojë mbështetjen ndaj Vladimir Putin, por nuk dëshiron as të përfshihet në luftë apo të përballet me sanksionet e rënda të perëndimit.