Britani

Britani: Festohet 18 vjetori i projektit humanitar që ndihmoi refugjatët e Kosovës

Një luftë që shokoi evropën i shtyu vullnetarët e Sëindon të krijojnë një fondacion që ndihmoi mijëra refugjatë e azilkërkuesë.

Dje, Projekti Harbour festoi 18 vjetorin e themelimit. Ky projekt humanitar ishte themeluar në kohën e luftës në Kosovë e cila shkaktoi mbi 1.4 milion refugjatë shqiptarë.

Disa prej refugjatëve që ikën në Britani u strehuan nga këta vullnëtarë, shkruan Sëindon Advertiser, përcjell Klan Kosova.

Një grua që ishte pjesë e cerominisë së festimit, ishte njëra nga ato që u ndihmona nga ky projekt, bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

“Harbour na dha mbështetje të jashtëzakonshme, sidomos me dokumentacionet. Dhe për këtë arsye unë punoj tash vullnetarisht këtu”, ka thënë ajo.

Ndërsa Andrea Hughes,një nga themelueset e projektit, tha në ceremoni se ata janë fuqizuar vazhdimisht por veçoritë e vullnetarëve kanë mbetur gjithmonë të njejta, “me shpirt bujar dhe me dëshirën për ta bërë botën një vend më të mirë”.

Tani Projekti Harbour mbështet rreth 400 refugjatë dhe azikërkuesë, ku ofrohen kurse të gjuhës angleze dhe matematikës dhe jepet ndihmë për plotësim të dokumentacioneve. Ndërsa 40 deri 60 njerëz frekuentojnë çdo ditë në qendrën e tyre në “Broad Street”.

Kevin Perry, nënkryetar i bashkisë, përgëzoi vullnetarët dhe stafin e kësaj organizate.