Video

Brikenda bën deklaratën e papritur për Ganinë dhe tregon se kush duhet ta fitoj Big Brother VIP

Modelja nga Gjakova, Brikenda Karricaj ishte banorja e parë që u eleminua nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP Kosova 2.

Ish-banorja e BBVK2 së fundmi në një intervistë ka folur për eksperiencën brenda shtëpisë dhe disa nga banorët aty.

Brikenda tha se ka marrë shumë komente për deklaratën e Ganisë, i cili kishte thënë ‘më shumë rri unë nër ujë, se Brikenda në Big Brother‘.

‘Ma shumë ka marr vëmendje ajo deklaratë, se vet dalja jem’, u shpreh Brikenda.

Tutje, ajo tha se Big Brother VIP Kosova do të dëshironte ta fitonte Gani Gërmia, por, nëse do të ishte fituesja femër tha se do të donte që të ishte Santiana.