Breza të zhdukur

Sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë zbehen shpresat e familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre, të zhdukur që nga lufta e viteve 1998/99 në Kosovë.

Bajrami që kërkon djalin e tij të zhdukur si 13-vjeçar, Radmilla që ka të zhdukur nënën, babanë dhe tre kushërinj, Hasani që kërkon trupin e nënës së vrarë, luten që një ditë të mësojnë të vërtetën për ta.

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, që shënohet çdo 30 gusht, e gjen Kosovën me më shumë se 1.600 persona të pagjetur që nga koha e luftës.

Radio Evropa e Lirë sjell rrëfimet e familjarëve të të zhdukurve.