Shiu i dendur dhe breshri i dendur ka goditur sot pjesën verilindore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se copa të mëdha akulli kanë rënë në qytet, transmeton Ballkani.info.

Në Graçanicë, një qytet në kantonin e Tuzlës, ra një stuhi e fortë breshëri që dëmtoi makinat. Pamjet e publikuara nga Crna Hronika BiH tregojnë një makinë me xhamin e përparmë të plasaritur, ndërsa xhami i pasmë është thyer plotësisht.

Duket se dëmi do të jetë i madh.

Copa akulli në madhësinë e topave të tenisit kanë rënë në zonën e Doboj.

Një nga fotot e publikuara nga BHMeteo tregon copa akulli më të mëdha se një vezë. /Ballkani.info/