Yllka Kuqi

Brenda shtëpisë së Yllka Kuqit të dekoruar për festat e fundvitit

Postim si ky nuk ka bërë ndonjëherë tjerë.

Yllka Kuqi këtë vit ka vendosur që te ndjekësit të ndaj momente nga shtëpia e saj e dekoruar për festat e fundvitit, shkruan Ballkani.info.

Në Instastory këngëtarja ka hedhur një video të cilën e nisi nga fotografia ku shihet bashkë me bashkëshortin e saj, të fotografuar në një moment mjaft intim e të lumtur.

Më pas videoja shkoi tek perdet, tavolina me karrike dhe të një pjesë e murit, të gjitha të dekoruara deri në detajet më të vogla.

Këtë vit, Yllka po e përmbush me shumë suksese në karrierë, pasi këtë vit ka qenë më aktive se kurrë më parë dhe projektet që ka lansuar i kanë sjell arritjen kulminante në bagazhin artistik të saj, deri më tani./Ballkani.info/