Këngëtarja e hitit “Simpatia”, Edona Llalloshi ka rreth 20 vite që është pjesë e tregut muzikor shqiptare.
Së fundmi këngëtarja ishte e ftuar në një intervistë për ‘Prive’ ku ka folur jo vetëm për karrirën e saj por edhe për jetën private.
Intervistën LLalloshi e ka rrëfyer brenda shtëpisë se saj të madhe dhe moderne të cilën e ka treguar para kamerës.
Siç shihet nga pamjet shtëpia e këngëtares ka një hapësirë dhe shumë dritë ndërsa arredimi është shumë modern.








