Shtëpia dy milionë dollarëshe e Emily Ratajkowkit në Los Angles, të cilin ajo e ndan me burrin e saj Sebastian Bear-McClard është e mbushur me ngjyra të ndryshme, ka një fotografi të madhe të prindërve të saj derisa ka edhe një hapësirë të mirë në oborr të saj.

Ajo e ka të çimentuar suksesin e saj si modele dhe aktore derisa famën e mori pas paraqitjes së saj topless në videon e këngëtarit Robin Thicke, “Blurred Lines”.

Tani Emily ka një shtëpi të bukur ku ajo mund të relaksohet dhe të kënaqet që e ndanë me Sebastian Bear-McClard.