Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda një jave ka ndaluar 13 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar pesë persona, për shkak të dyshimit të veprave penale: “Rrezikim i trafikut publik”, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike”, “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, si dhe “Zjarrëvënie”.

Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar 5 persona të dyshuar, për shkak të veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Grabitje”.

Kurse, nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar 3 persona të mitur, për shkak të dyshimit të veprave penale.

Prokuroria, për të gjitha rastet brenda afateve ligjore, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.