Spitali i Pejës

Brenda një dite, Spitali i Pejës thotë se ka kryer 15 operime të ndërlikuara

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se të martën ka kryer 15 operime të ndërlikuara.

“Heqja e një pjesë të sëmurë ose të dëmtuar të trupit, heqja e një trupi të huaj nga trupi, apo vendosja e duhur e një organi për të funksionuar siç duhet, janë operacionet më të ndërlikuara në shëndetësi. 15 operime të ngjashme janë kryer dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin për media.

Nga spitali kanë treguar se janë realizuar 575 vizita, 53 pacientë janë shtrirë si dhe është kryer një lindje – djalë.

“294 pacientë kanë kryer 3 mijë e 492 analiza, 43 Dializa, 73 Rëntgen, 44 Ultra zëra, 13 CT-ja, 13 Rezonanca magnetike, 2 Mamografi, 55 shërbime Fiziatrike”, thuhet më tej në njoftim.

VIDEO BONUS: Komuna e Vushtrrisë dekoron sheshin e qytetit për Ramazan