Komuna e Gjilanit ka përfunduar asfaltimin e disa rrugëve në lagjen Arbëria, saktësishtë rrugët Hysen Tërpeza.
Drejtori i Shërbimeve Publike Infrastrukturës dhe Banimit, Naser Korça, ka thënë se janë të kontrakruara të gjitha rrugët në lagjen Arbëria dhe procesi i asfaltimeve do të përfundojë brenda një muaji.
“Deri më tani janë asfaltuar më shumë se gjysma e tyre dhe mbrenda një muaji do të kryhen të gjitha. Në këtë fazë kemi përmbyllur asfaltimin e rrugëve Hysen Tërpeza. Me dinamikë maksimale po punojmë që ta shfrytëzojmë periudhën sa është koha e mirë për ti asfaltuar rrugët që i kemi të parapara me buxhetin e Komunës dhe ato që janë në bashkfinancim me qeverinë për Komunën e Gjilanit”, ka thënë drejtori Korça.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se me mbështetjen e vazhdueshme të kryetarit Lutfi Haziri, do të punojnë në të gjitha lagjet, ku janë inicuar procedurat e prokurimit dhe do të vazhdojnë edhe me procedimin e të gjitha rrugëve të cilat janë planifikuar në programin për investimet kapitale për vitin 2019.










