Brenda javës pritet të sigurohen 16 mijë teste rapide për banorët e Prishtinës

Pritet të sigurohen 16.000 teste rapide nga Komuna e Prishtinës për identifikimin e virusit COVID-19.

Mbi 12 mijë raste me virusin korona janë aktive në Kosovë.

Pandemia ka shpërthyer së fundmi në vend duke u shënuar për ditë shifra të larta të të prekurve.

Edhe interesimi për t`u testuar është I madh e shpesh krijohen radha të gjata të qytetarëve që dyshojnë se mund të jenë prekur.

E për identifikimin e këtij virusit deri më tani janë përdorur testet PCR dhe ata serologjik, madje edhe rezultatet e këtyre tësteve vonuan deri në katër ditë.

Por krahas këtij testimi Ministria e Shëndetësisë së bashku me Komunën e Prishtinës duket të kenë porositur 18 mijë teste rapide.

Këto të cilat bëhen me strisho të përshtymës dhe rezultatet janë të shpejta.

Ndërkohe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi tregon për mënyrën se si do të realizohen këto teste.

Gashi thotë se këto teste do të mund të bëhen në Qendrën për Covid-19 në lagjen Kalabria të Prishtinës e eventualisht edhe në ndonjë Qendër të Mjekësisë Familjare.

E sipas Gashit shpejtësia e këtyre testeve do të ndalojë përhapjen e virusit korona.

Ndërkaq pritet që këto teste të sigurohen nga Komuna e Prishtinës në fund të kësaj jave.