Brenda jahtit super-luksoz ku po pushon Ronaldo, ky është çmimi marramendës për një javë

Cristiano Ronaldo po bën pushime të paharruara.

Jahti në të cilin pushon Cristiano Ronaldo, i cili ka vaskë të nxehtë, palestër dhe dhoma për 12 persona, mund të jetë i juaji për 180.000 funta në javë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ai aktualisht po shijon pushimet me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre në St. Tropez.

Në llogarinë e tij në Instagram, Ronaldo ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet duke i dhuruar puthje partneres.

Lojtari i Juventusit, 34 vjeç, po qëndron në jahtin e quajtur “Afrika”, i cili pushuesve u kushton hiç më pak se 180.000 funta në javë.

Çifti aktualisht po pushon me vajzën e tyre 19-muajsh Alana, si dhe fëmijët e Cristianos nga lidhjet e mëparshme, Cristiano Jr, Mateo dhe Eva.