Brenda festës luksoze të Adelina Tahirit me rastin e ditëlindjes

Adelina Tahiri po feston ditëlindjen e 30-të.

Këngëtarja Adelina Tahiri njihet për sveshjet e shtrenjta në paraqitjet publike teksa edhe vazhdon të qëndrojë në krye të mediave rozë për jetën personale.

Ajo njihet gjithashtu për mënyrën e jetesës tejet luksoze që bën së bashku me bashkëshortin e saj maqedonas Serjozha Markov.

Këngëtarja sot po feston ditëlindjen e saj të 30 dhe si duket ka vendosur të ketë një festë të madhe.

Ajo ka hyrë në Instagram për të publikuar imazhe të ndryshme nga festa e saj e ditëlindjes dhe gjithçka duket aq luksoze. Adelina shihet e veshur me një palë rroba gjumi nga marka e njohur Victoria`s Secret, teksa ishte përkujdesur qe edhe flokët e grimin t“i kishte mjaft bukur.

Adelina së fundmi publikoi disa pamje nga dhuratat që pranoi nga bashkëshorti i saj ku shihen shumë trëndafila të bukur dhe një dhuratë nga marka luksoze e orës Rolex