Brenda dhjetë minutave, raportohen dy vjedhje në Fushë Kosovë

Brenda dhjetë minutave, dy vjedhje kanë ndodhur në Fushë Kosovë.

Kanë mjaftuar vetëm 10 minuta që hajnat në Fushë Kosovë, qytetarëve t’iu vjedhin para e dokumente.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, vjedhja e parë ka ndodhur në ora 13:30 të ditës së djeshme, ku një person ka raportuar se i është vjedhur çanta.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

10 minuta më vonë, në ora 13:40, një person ka raportuar se i është vjedhur kuleta në të cilën kishte para dhe pasaportën.

loading…