Brenda Bishës presidenciale: Gjithçka që duhet të dini për limuzinën e Trumpit (VIDEO)

Pasi aterroi aeroplani presidencial “Air Force One” në aeroportin e Londrës, presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u përshëndetën me nikoqirët që kishin dalë për t’i pritur dhe vazhduan rrugëtimin me helikopterin presidencial i njohur si “Marine One”

Por, për vizitën e tij në Britani të Madhe, Shërbimi Sekret kishte bërë përgatitjet në detaje qysh javë më parë. Ata kishin sjellë edhe veturën presidenciale e njohur si “Bisha” brenda të cilës qëndrojnë presidenti dhe Zonja e Parë.

Bëhet fjalë për veturën 1.5 milion dollarë e cila iu prezantua presidentit gjatë vitit të kaluar dhe u zëvendësua me “Cadillac One” që e kishte përdorur ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Modeli më i ri i “Bishës” është i pajisur me teknologjinë më moderne, xhamat i ka të blinduar, gomat nuk shpohen dhe brenda kabinës ka telefon satelitor. Ai gjithashtu është i ideuar t’i rezistojë plumbave të pushkëve automatike, gazit lotsjellës, e në rast të ndonjë lëndimi, brenda veturës ka doza gjaku me grupin Rh-negativ siç e ka edhe presidenti.

Më poshtë ju sjellim atë se çfarë dimë deri më tani për veturën presidenciale.

Kur u fut në përdorim për herë të parë “Bisha”?

Vetura e re presidenciale e Trumpit u fut në përdorim për herë të parë më 24 shtator të vitit 2018.

Modeli i ri është një Cadillac unik, brenda të cilit ka mekanizma të ndryshëm të mbrojtjes që e bëjnë presidentin të sigurtë gjatë udhëtimeve.

Vetura e parë presidenciale ishte prodhuar në vitin 1910, e disa vite më vonë është prezantuar Cadillacu i parë presidentit të atëhershëm Herbert-Hoover.

E paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, kishte udhëtuar me limuzinën që i ishte prezantuar më 20 janar të vitit 2009.

Dy miljet e para i kishte bërë me të rrugës për në Pennsylvania Avenue, ku edhe po mbahej ceremonia e inaugurimit.

Sa është i sigurtë?

Modeli më i ri i “Bishës” është tejet i sigurtë – me xhamat e papërshkueshëm ndaj plumbave, pasi mbi pesë shtresa të xhamit janë të veshur me polikarbon.

E për të qenë siguria në maksimum, këto dritare përveç se janë të papërshkueshme edhe nuk hapen – me përjashtim me atë të shoferit që vetëm pak centimetra lëviz poshtë.

Por, nuk janë vetëm xhamat e blinduar, pasi edhe dyert dhe kulmi i bëjnë ballë plumbave të kalibrit të ndryshëm. Ato janë mbi tetë inç të trasha dhe mbrojnë presidentin nga çfarëdo sulmi kimik.

Ato peshojnë njëjtë sikurse dyert e një aeroplani të tipit Boeing 757.

Rrotat nuk shpohen me plumba, ndërsa fellnet janë nga çeliku në rast se disi shkatërrohen gomat, të mund të lëviz vetëm me ato.

E gjithë karroseria është e punuar nga çeliku, alumini, titaniumi dhe qeramika – e pjesët më të rëndësishme janë të përforcuara me pllaka shtesë të çelikut që mbrojnë presidentin nga bombat.

Çfarë pajisje mbrojtëse gjenden brenda?

“Bisha” është e mbushur me pajisje të ndryshme mbrojtëse.

Aty ka pushkë automatike, pushkë apo lansues i gazit lotsjellës. E në rast se vjen deri të zjarri, ka të instaluar edhe sistemin që lokalizon zjarrin, tymin dhe materiet tjera që konsiderohen të rrezikshme për jetën e presidentit.

Çfarë tjetër ka brenda?

Në veturë gjenden dozat me grupin e gjakut të presidentit Rh-negative, në rast se vjen deri të ndonjë lëndim apo diçka e tillë.

Në Cadillac ekziston butoni i panikut që menjëherë aktivizon bombolat e oksigjenit.

Në pjesën e përparme janë të vendosura edhe kamerat që pa ndonjë problem japin pamje të kthjellëta edhe natën.

Diçka speciale për Trumpin?

Karrigia e presidentit Trump është e pajisur me telefon satelitor dhe linjën direkte me zëvendëspresidentin dhe Pentagonin. Gjithashtu ekziston një xham i trashë që ndan kabinën ku qëndron presidenti me atë të shoferit, atë mund ta mbyll apo hapë vetëm Trumpi.

Kush e vozit?

Bishën e vozit shoferi i trajnuar nga Shërbimi Sekret amerikan. Ai është i trajnuar në atë mënyrë sa që mund t’i bëjë ballë çfarëdo situate të pakëndshme që mund të ndodhë gjatë rrugëtimit.