Brenda arkivit shtetëror, nuk ka dosje për UÇK-në

Në 8 km gjatësi material dokumentesh, aq sa e posedon Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, a ka fond arkivor për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?

Drejtori i veprimtarisë arkivore në ASHAK, Ruzhdi Panxha, thotë se deri me tani këtu nuk janë sjellë dokumente që flasin për luftën e UÇK-së, raporton T7.

Panxha ka shtuar se çdo fond arkivor që është futur arkivat e shtetit nga viti 1954, është regjistruar në këtë libër.

Ndërsa pas regjistrimit këtu, nuk ka kthim prapa.