Boeing 747

Brenda aeroplanit që ka krijuar Amerika në rast të fundit të botës

Amerika ka aeroplan për fundin e botës. Në të vërtetë SHBA i ka katër nga ata. Por qeveria e SHBA’ve nuk pranon të flasë publikisht për aeroplanët e fundit të botës.

Amerikanët kanë aeroplan special në rast se vjen fundi i botës! Aeroplani ngjan si zyra e madhe fluturuese e presidentit të shtetit, i njohur si Air Force One. Megjithatë, ky aeroplan do të mund të mbronte njeriun e parë të SHBA-ve, bashkë me eskortën e tij, edhe në rast se shpërthen lufta bërthamore.

Amerika ka krijuar aeroplan për fundin e botës. Në të vërtetë SHBA i ka katër nga ata. Por qeveria e SHBA-ve nuk pranon të flas publikisht për aeroplanët e fundit të botës. Aeroplanët thuhet se janë si pasqyrë të aeroplanit presidencial.

Ky aeroplan është ndërtuar për qeverinë amerikane në rast të një lufte bërthamore ose fatkeqësi të tjera. Një konvertim i 747 i quajtur E-4B, dhe mund t’i bëjë ballë një bombe nukleare, shpërthimeve të asteroideve dhe sulmeve terroriste duke qëndruar në ajër disa ditë edhe pa karburant.

Bëhet fjalë për Boeing 747 të adaptuar me shenjën E-4B NAOC Doomsday Plane, me të cilin fluturoi presidenti amerikan në kohën e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, transmeton lajmi.net. Aeroplani është në gjendje të përballojë edhe sulme nukleare, goditje nga asteroidet dhe sulme terroriste dhe mund të fluturojë me ditë të tëra pa pasur nevojë të furnizohet me karburant. Megjithatë, për shkak se vaji i motorit duhet të merret në tokë, fluturimi mund të zgjas “vetëm” shtatë ditë.

Shtresa e veçantë e mbron nga rrezatimi dhe ka 17 antena me një sistem të plotë të teknologjisë më të lartë. Pajisjet e komunikimit janë të vendosura në një dhomë të veçantë pas pilotit.

Aeroplani i Ditës së Fundit ka tre nivele dhe mund të strehojë 112 njerëz, përveç ekuipazhit. Ky aeroplan u porosit nga Ronald Regani në vitet ‘80, ditët e fundit të Luftës së ftohtë. Teoricientët e komplotit thonë se pikërisht në këtë aeroplan u vendos pothuajse gjithë kreu shtetëror në kohën e sulmeve të 11 shtatorit.

Ushtria dhe qeveria e SHBA-ve i kanë ikur dhënies së çdo informacioni për këtë aeroplan, prandaj të dhënat mbeten në nivelin e thashethemeve dhe hamendjeve. 

Shpërndaje