Policia e Kosovës në raportin e 24 orëve të fundit ka bërë të ditur se janë shqiptuar 700 tiketa të trafikut për kundërvajtje.

Tutje, Policia bën të ditur se janë shkaktuar 26 aksidente pa të lënduar dhe 15 aksidente me të lënduar, raporton Ballkani.info.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 11 persona, ku nëntë prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Ballkani.info