IKSHPK

Brenda 24 orëve nga COVID-i u shëruan 186 kosovarë

Edhe 186 kosovarë kanë arritur ta mposhtin COVID-19. Kjo u bë e ditur nga IKSHPK-ja në raportin ditor. Me këto shifra numri i të shëruarve në vend, që nga 13 marsi e deri më tani ka arritur në 16 mijë e 685 persona.

Por krahas kësaj për 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 767 raste të reja me koronavirus nga 2 mijë e 178 testime të bëra.

Ndërkohë edhe tetë persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418.