Raporti

Brenda 24 orëve 41 aksidente dhe 1283 gjoba të shqiptuara

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e statistikave të përgjithshme për 24 orët e fundit.

Gjatë ditës se djeshme kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, prej tyre, 26 pa të lënduar ndërsa 15 me të lënduar.

Sa i përket tiketave gjithsej janë shqiptuar 1283 për shkelje të rregullave në trafik, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, janë arrestuar 12 persona, 7 janë dërguar në mbajtje. /Ballkani.info/