Bregoviç sot ngjitet në skenë për t’i kënduar publikut shqiptar

Këngëtari serb Goran Bregoviç është i ftuari special i këtij viti në Festën e Birrës në Korçë.

Ai është planifikuar që sot të ngjitët në skenë për t’i kënduar publikut.

Bashkia e Korçës ka konfirmuar se “KOSOVSKA” është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregoviç për të çelur koncertin e sotëm në Korçë.

Ftesa për Bregoviçin ka nxitur reagime të shumta andej e këndej kufirit.

Shumë artistë shqiptarë janë tërhequr nga ky festival pas vendosmërisë së Bashkisë së Korçës për të mos anuluar pjesëmarrjen e këngëtarit serb.

Ata kanë ftuar qytetarët që të bojkotojnë këtë koncert.

Në shenjë kundërshtimi ndaj ftesës së Bregoviçit janë paralajmëruar edhe protesta.

Madje, disa artistë kanë kërcënuar se do t’i nxistin përkrahësit e tyre për revoltë ditën kur këngëtari serb do të performoj në festival.

Tifozët Kuq e Zi po kundërshtojnë më çdo kusht përformancën e tij.

Madje ka pasur ftesa në drejtim të kryeministrit Rama që të ndërhyj dhe të anuloj koncertin, i cili ka bërë buje të madhe në dy javët e fundit.

Në anën tjetër, është thënë se Bregoviçi ishte kthyer në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”.