ekspertët

Bregdeti i Shëngjinit i “zverdhur”, shqetësohen turistët, të dhënat e para të ekspertëve mbi fenomenin

Bregdeti i Shëngjinit është mbuluar nga një pluhur i verdhë në bregun e detit. Në një lidhje në Abc Live gazetari Gjergj Figuri ka deklaruar se nga të dhënat paraprake nga ana e ekspertëve ky fenomen nuk është shqetësues pasi sipas banorëve të zonës ka ndodhur me dhjetëra herë edhe vitet e tjera.

Sipas tyre kjo ndodh  zakonisht në zona që kanë bimësi  të lartë.

“Nuk kemi të bëjmë me lëndë që mund të jenë shkaktuar nga ndonjë anije sepse në 24 orët e fundit s’ka kaluar anije. Ka dhe një element tjetër pasi shumë banorë të Shëngjinit kanë thënë se ky është fenomen i përvitshëm. E kanë konstatuar me dhjetëra herë edhe vitin e kaluar. Dallgët e detit do ta sjellin këtë sasi poleni”.

Pushuesit që e kanë parë për herë të parë e kanë konsideruar si shqetësuese këtë dukuri, por ekspertët thonë se kemi të bëjmë me fenomen natyror, pasi deti pa nxjerrë polenin. “Kjo ka ndodhur për shkak se kjo është një zonë me bimësi të lartë”, kanë sqaruar ekspertët.

Megjithatë përgjigjia e analizave pritet që ta japë më shumë detaje se përse ndodh kjo dukuri dhe a duhet të merren masa.

Situata është vënë re mëngjesin e  djeshëm. Në versionin e tij Drejtori Rajonal i Mjedisit Bardhok Frroku, i cili bashkë me ekspertë të mjedisit ndodhet në Shëngjin duke monitoruar nga afër situatën, ka deklaruar se kjo ndodh për shkaqe natyrore.