Bregasi: Universiteti i Sofjes sapo e ka publikuar një libër për krimet e Serbisë në Kosovë

Universiteti i Sofjes në Bullgari ka publikuar një libër mbi krimet e Serbisë të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Profesoresha Majlinda Bregasi ka shpërndarë në Twitter lidhëzen digjitale të librit të Universitetit të Sofjes ku përshkruhen krimet serbe në Kosovë gjatë periudhës së luftës së fundit.

“Universiteti i Sofjes ka publikuar këtë libër për krimet serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-199, duke u dhënë zë viktimave. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por ne duhet ta dimë atë. Punë madhështore të nderuar kolegë të Departamentit të Ballkanit. Faleminderit” , ka shkruar ajo.