VIDEO

Braziliania e kap të dashurin duke e tradhtuar përmes Google Maps

Një grua braziliane thotë se e kapi të dashurin e saj duke e tradhtuar me shoqen e saj më të mirë duke përdorur Google Street View.

Juliana Lima, e cila vjen nga shteti i Ceará, e përdori TikTok-un për të ndarë historinë e çuditshme muajin e kaluar, me videon e saj që arriti më shumë se 9 milionë shikime.

Lima thotë se kohët e fundit vuri re një veturë Google që kalonte pranë shtëpisë së saj duke bërë foto për shërbimin e Street View, shkruan NY Post.

Menjëherë pas kësaj, ajo vendosi të hyjë në faqen e internetit për të parë se çfarë rruge mori veturë nga shtëpia e saj.

Por ndërsa gjurmonte virtualisht veturën, Lima vuri re të dashurin e saj në një foto të Street View duke hipur në një motoçikletë me një grua pas shpinës.

“Personi në anën e pasme nuk më ngjante mua, kështu që unë i ndoqa”, rrëfeu Lima në videon e saj virale të cilën e kishte emëruar: “Kam kapur në Google Maps të dashurin tim duke tradhtuar – jam e shkatërruar”.

Megjithatë, video përfundon me një foto të një burri, për të cilin Lima thotë se është i dashuri i saj, duke mbështetur kokën në prehrin e një gruaje në një stol në rrugë.

The video concludes with a snap of a man, who Lima says is her boyfriend, resting his head on a woman’s lap on a street bench.

Në mënyrë tronditëse, Lima thotë se e kuptoi se gruaja ishte shoqja e saj më e afërt. “Ishte i dashuri im dhe shoqja ime më e mirë,” pohoi ajo në mënyrë sensacionale. “Jam e shkatërruar”, vazhdoi tutje.