Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj ka pritur në kullë miqtë e tij nga Drenica, Daut Bajraktarin dhe djemtë e tij.
Brahimaj ka shkruar se oda ka qenë e hapur për Bajraktarët dhe patriotët e tjerë të Drenicës në luftë dhe vazhdon t’i ketë dyert e hapura edhe tani.
“Knaqësi e madhe të pres në oxhakun e kullës së Brahimajve miqtë nga Drenica, Daut Bajtraktarin me djemtë e tij. Kjo odë për Bajraktarët dhe tërë patriotët e Drenicës i ka hapur dyert e çelura në luftë dhe fal dëshmorëve e luftëtarëve të UÇK-së kjo odë sot është e hapur edhe në paqe. Me Bajraktarët na bashkojnë shumë gjëra, mbi të gjitha ideali kombëtar”, ka shkruar Brahimaj.







