Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj ka mirëpritur në kullën e tij djemtë e Lan Zekës nga fshati Zhabël i Komunës së Gjakovës.
Brahimaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se dikur me Lan Zekën kanë qenë në ballë të betejave. Sot me djemtë e tij po e shijojmë ndejën në ballë të oxhakut, raporton Ballkani.info.
“Këta djemë të mirë e punëtorë kanë ardhur për pushime në fshatin Zhabël ndërsa veprojnë me sukses në Gjermani. Me Lanin kishim një ideal të vetëm, lirinë, të cilën sot e gëzojnë trashëgimtarët tanë. Njëkohësisht iu uroj të gjithë mërgimtarëve pushime të këndshme në vendlindje”, ka shkruar ai./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







