Bora e madhe që ra mbrëmë dhe po vazhdon edhe deri në mesditën e datës 11 janar, ka vështirësuar qarkullimin në të gjitha rrugët e Kosovës.

Si pasojë e reshjeve janë shkaktuar një sërë aksidentesh, duke parë këtë situatë, ka reaguar edhe kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj, shkruan Ballkani.info.

Ai ka thënë se më datë 11 janar, në pikun e dimrit, bora i ka “zënë” në befasi ministrin Aliu dhe vartësin e tij, Hysen Durmishi.

“Është data 11 janar, piku i dimrit. Por ministrin Aliu dhe vartësin e tij Durmishi bora i paska zënë në befasi në mes të dimrit”, ka shkruar Brahimaj.

Postimi i plotë: