Lugu i Baranit i ka dhënë mbështetje të fuqishme koalicionit të AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe Lahi Brahimaj, kandidati për deputet.
Gjenerali i shquar në këtë zgjedhje garon me numrin 109.
Postimi i plotë:
Në Lugun e Baranit, këtë vatër të lirisë dhe të qëndresës, u takuam me banorët e kësaj ane, mes të cilëve edhe shumë bashkëluftëtarë.
Me krenari të veçantë ndava me ta vizionin tonë për Kosovën Fituese, duke u zotuar se do të angazhohemi maksimalisht për zhvillimin e kësaj treve që dha shumë për çlirimin e vendit.
Faleminderit bashkëluftëtarë dhe banorë të nderuar të Lugut të Baranit për mikpritjen dhe besimin e treguar. Bashkë do ta bëjmë realitet Kosovën Fituese!







