Brahimaj: Aleanca ka mbështetje të fuqishme kudo në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka realizuar takim në Vrellë.

Brahimaj ka njoftuar se në Vrellë kishte takim të ngrohtë me një pjesë të shokëve, miqve dhe aktivistë të Aleancës.

Sipas tij, gjatë takimeve shihet se Aleanca vërtetë gëzon mbështetje të fuqishme kudo në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot kisha një takim të ngrohtë në Vrellë me një pjesë të shokëve, miqëve dhe aktivistë të Aleancës. Gjatë takimeve si kjo po shoh që Aleanca vërtetë gëzon mbështetje të fuqishme kudo në Kosovë.