Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se kapiteni Brahim Shatrolli është emëruar në vend të Gashit. 

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, është emëruar kapiten Brahim Shatrolli”, ka thënë Kalani.

27-vjeçari, Agon Zejnullahu, vdiq të hënën pak pasi u vu nën pranga nga zyrtarët policorë.

Pesë zyrtarëve policorë të cilët ishin të përfshirë në rast, u është caktuar nga një muaj paraburgim për veprën “vrasje nga pakujdesia”.