Brahim Selimaj nga vendlindja e Ibrahim Rugovës: LDK po mbështetet fuqishëm për ta udhëhequr shtetin

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Brahim Selimaj, ka qenë në fshatin e lindjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe themeluesit të LDK-së.

Selimaj nga Cerrca, vendlindja e presidentit, theksoi se mori mbështetje të fuqishme për LDK-në dhe kryeministren në ardhje, Vjosa Osmani.

“Në Cerrcë, në vendlindjen e Presidentit historik Ibrahim Rugova, fuqishëm u konfirmua mbështetja për kryeministren në ardhje Vjosa Osmani”, ka shkruar Selimaj.

Ndryshe, Selimaj është sipërmarrës i njohur nga Peja, që garon në listën e LDK-së për deputet.

Përvoja e tij është e gjatë, pasi ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe është pjesë e LDK-së qe shumë kohë.

Selimaj, si një sipërmarrës i suksesshëm kërkon votën e qytetarëve për t’i shtyrë përpara proceset ekonomike, duke ngritur tema që lehtësojnë të bërit biznes dhe krijojnë kushte më të mira për prodhuesit vendor.

loading…