Brad Pitt din t’i zgjedhë, kjo është aktorja e radhës super e bukur me të cilën është në lidhje

Brad Pitt ka gjetur tashmë një bukuroshe tjetër.

Ai ka qenë në lidhje me dy nga femrat më të pëlqyera të Hollywood-it, e me të dyjat edhe është martuar.

Aktori Brad Pitt ka marrë vëmendjen shumë të madhe kur është martuar me aktoren e serialit Friends, Jennifer Anniston, kur seriali ishte në kulmin e suksesit.

Më pas, vëmendja edhe më e madhe është vënë tek ai dhe partnerja e tij në film, Angelina Jolie, për të cilën edhe e ka lënë Aniston-in.

E pas ndarjes me Jolie, Pitt duket se ka në krahët e tij aktoren tjetër super-seksi të Hollywood, bukuroshen Chrlize Theron.

Britanikja The Sun raporton se dyshja janë njohur para dy vjetëve përme tashmë ish-të fejuarit të Theron, aktorit Sean Penn.

“Ata po takohen tashmë qe një muaj”, ka thënë një burim për gazetën. “Kanë qenë miq të mirë gjatë gjithë kësaj kohe, por duket se gjërat kanë ndryshuar”.